Kthehu lart

Oprah, abuzim racor në Zvicër

 Oprah, abuzim racor në Zvicër
GazetaExpress E premte, 09 Gusht 2013 15:48

Një prej prezantueseve më të famshme të botës, amerikania Oprah Winfrey, pësoi një abuzim racor gjatë vizitës së saj në Zvicër. Gjatë vizitës së saj në Zyrih, Oprah kishte vizituar një qendër tregëtare ku një shitës refuzoi ta shërbente për shkak të ngjyrës. Winfrey, një prej grave më të pasura në botë, me një pasuri të vlerësuar në mbi dy miliardë dollarë, dëgjoi prej shitësit se nuk mund të blinte në atë dyqan, pasi objektet ishin shumë të shtrenjta për të. Pa dyshim, shitësi nuk e kishte idenë se kë kishte përballë, ndërsa Oprah bëri denoncimin në programin e saj “talk-show”, në një moment të papërshtatshëm për Zvicrën. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në një përballje diplomatike me Bernën, për shkak të planeve të Zvicrës për të kufizuar të drejtat e azilkërkuesve në vend, teksa presin një vendim përfundimtar për aplikimin e tyre.

Data: 09 Gusht 2013 15:48
Autori: GazetaExpress

Të tjera