Kthehu lart

Omonia synon të regjistrojë grekët në Shqipëri

Omonia synon të regjistrojë grekët në Shqipëri
GazetaExpress E mërkurë, 01 Shkurt 2012 13:00

Organizata e pakicës greke në Shqipëri, OMONIA, filloi në qytetin e Sarandës procesin parapërgatitor për regjistrimin e komunitetit etnik grek në Shqipëri.

Takimi i parë i komisionit të regjistrimit u kryesua nga Kryetari i Organizatës OMONIA, Vasil Bollano, me pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë jetike për perspektivën e përforcimit të pozitave politike të pakicës etnike greke në Shqipëri.

OMONIA e ndërmori këtë nismë pas dështimit të plotë sipas saj të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave të vitit 2011, që nuk i siguroi pakicës greke mundësinë për të ri-dimensionuar dinamikën e saj, pas plot 20 vitesh liri e demokraci në Shqipëri.

OMONIA nënvizon se është e domosdoshme që procesi i regjistrimit të përfshijë të gjithë anëtarët e komunitetit etnik grek që jetojnë në Shqipëri, ose që janë në Greqi për arsye kryesisht ekonomike, duke humbur të drejtat e tyre të nënshtetësisë në mënyrë abuzive gjatë periudhës së persekutimit komunist.

Data: 01 Shkurt 2012 13:00
Autori: GazetaExpress

Të tjera