Kthehu lart

OMONIA rrezikon rendin kushtetues në Shqipëri

OMONIA rrezikon rendin kushtetues në Shqipëri
GazetaExpress E mërkurë, 04 Korrik 2012 14:01

Organizata e pakicës etnike greke, “OMONIA”, i është kthyer premtimit dhe nismës për të bërë vetë regjistrimin e popullsisë greke që jeton në Shqipëri, proces që siç u bë e ditur do të fillojë në datën 24 korrik.

Me këtë objekt, në selinë e saj në Sarandë është ri-mbledhur pa praninë e medieve Komisioni i Regjistrimit, të cilin e kryeson kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano.

Përmes një komunikate për shtyp, bëhet e ditur se në këtë mbledhje është diskutuar dhe vendosur për të hartuar planin e veprimeve parapërgatitore të procesit, që ka shpallur si sipërmarrje të saj organizata “OMONIA”: regjistrimin e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek.

Data: 04 Korrik 2012 14:01
Autori: GazetaExpress

Të tjera