Kthehu lart

Obergfoell, e artë në hedhjen e shtizës

Obergfoell, e artë në hedhjen e shtizës
GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 18:33

Christina Obergfoell e ka fituar medaljen e artë në garën e hedhjes së shtizës, në Botërorin e Atletikës, që u mbajt në Moskë të Rusisë.

31 vjeçarja gjermane e mbylli garën me hedhjen e shtizës prej 69,05 metrash. Prapa saj u rendit australiania Mickle Kimberley (66,60), e cila e fitoi medaljen e argjendtë, kurse rusja Maria Abamukova (65,09) e fitoi të bronztën.

Në të kaluarën, Obergfoell i kishte fituar dy medalje olimpike: e artë në Londër vitin e kaluar dhe e bronztë në Pekin, në vitin 2008.

Data: 18 Gusht 2013 18:33
Autori: GazetaExpress

Të tjera