Kthehu lart

Nuk luajti për fitore, FIFA e fal

Nuk luajti për fitore, FIFA e fal
GazetaExpress E enjte, 02 Gusht 2012 20:15

FIFA ka njoftuar se selektori i skuadrës së femrave të Japonisë në futboll, Norio Sasaki, nuk do të disiplinohet pasi këshilloi futbollistet e tij të mos luajnë për fitore në një ndeshje në Lojërat Olimpike Verore ‘Londra 2012’.

Vendimi erdhi pasi katër skuadra të femrave në badminton u diskualifikuan nga Olimpiada, pas humbjes së qëllimshme në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve me qëllim të manipulimit të shortit në çerekfinale. Të martën, Sasaki gjatë konferencës për shtyp pas barazimit 0-0 me Afrikën e Jugut tha se nuk deshi që skuadra e tij të udhëtonte në Skoci për duelin çerekfinal të paraparë të zhvillohet të premten.

Rezultati nënkuptoi se Japonia do të mbetet në Cardiff, Uells, për t’u takuar me Brazilin të premten. Kurse FIFA ka theksuar se Komiteti i saj Disiplinor ka analizuar deklaratat e Sasakit dhe “nuk kishte elemente të mjaftueshme për të hapur procedurë disiplinore” për manipulim ose “ndikim në rezultatin e ndeshjes”.

Data: 02 Gusht 2012 20:15
Autori: GazetaExpress

Të tjera