Kthehu lart

Një Barcelonë shkatërruese (Video)

Një Barcelonë shkatërruese (Video)
GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 20:52

Barcelona e ka nisur sezonin e ri si një uragan. Gjiganti katalunas e shkatërroi Levanten, në xhiron e parë të La Ligas, duke e përcjell në shtëpi me 7 gola.

Lionel Messi ka realizuar dy gola për gjigantin katalunas (12’ e 42 nga penalltia), ndërsa dy i shtoi edhe Pedro Rodriguez (26’ e 73’).

Në fitoren e stër-merituar të ekipit të Tata Martinos kontribuuan me nga një gol edhe Alexis Sanchez (3’), Dani Alves (23’) e Xavi Hernandez (45’).

Barcelona që në fillim të sezonit bëri me dije se do të jetë po aq e rrezikshme në kampionatin spanjoll sa edhe sezonin e kaluar.

Data: 18 Gusht 2013 20:52
Autori: GazetaExpress

Të tjera