Kthehu lart

Nikolic: Për shkak të krenarisë nuk e njohim Kosovën

Nikolic: Për shkak të krenarisë nuk e njohim Kosovën
GazetaExpress E shtune, 17 Gusht 2013 18:40

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, tha se Serbia është e vendosur të mos njohë Kosovën edhe nëse do të rrezikonte anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

"Serbinë tash e pret një periudhë e zhvillimit dhe prosperitetit. Jemi në rrugën e duhur për të hyrë në Bashkimin Europian, por jemi aq këmbëngulës që të mos njohim pavarësinë e Kosovës sa që jemi të gatshëm ta rrezikojmë atë rrugë, që është e ardhmja jonë, sepse ka diçka që quhet krenari”, ka thënë Nikolic.

Këto deklarata shefi i shtetit serb i ka bërë gjatë takimit me Presidentin e Fondacionit "Barack H. Obama", Abongo Malik Obama, që është vëlla nga babai i Presidentit të SHBA've Barack Obama.

Data: 17 Gusht 2013 18:40
Autori: GazetaExpress

Të tjera