Kthehu lart

Nga bërlloku, kënd atraksioni

Nga bërlloku, kënd atraksioni
GazetaExpress E shtune, 17 Gusht 2013 08:03

Goma të papërdorshme të veturës, paleta të vjetra, kavanoza qelqi e shumë gjëra të tjera, që gjendeshin nëpër mbeturina i kanë mbledhur dhe kanë krijuar një kënd funksional në parkun e Gërmisë.

Kjo është pjesë e projektit Eco Ricikl’Art i cili ka për qëllim që të përmbushim nevojat e qytetarëve nëpërmjet artit të riciklimit.

Lorik Muçaj, nga Green Art Centre (GAC), e cila ka implementuar këtë projekt ka bërë thirrje tek të gjithë që të mendojnë mirë para se të hedhin gjërat e tyre, ngase ato prapë mund të jenë funksionale.

“Qëllimi i kësaj nisme ka qenë që ti vetdijsojmë qytetarët ose së paku të lëmë një njollë në kujtesën edhe ndërgjegjen e secilit qytetarë, që ne me një punë dy ditore kemi arritur të krijojnë një vend ku të gjithë që e vizitojnë parkun e Gërmisë të kenë një vend ku mund të ulen dhe të pushojnë”, ka thënë ai.

Realizimi i këtij projekti ka zgjatur 10 ditë. Ata kanë mbledhur mbeturina në gjashtë qytetet më të industrializuara. Por, mirëmbajtjen e tyre do ta bëjë kompania që e mirëmban tashmë parkun e Gërmisë.

“Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka përkrahur këtë projekt normalisht nuk e ka përkrahur me para por na e ka dhënë lejen dhe na ka siguruar se për këtë ambient do ta mirëmbaj komuna sepse është pjesë brenda parkut të Gërmisë”, ka thënë ai.

Ky projekt do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Infrastruktura e këtij këndi të Gërmisë u realizua në kuadër të projektit Eco Ricikl’ Art dhe implementuar nga organizata Green Art Centre (GAC).

Kjo organizatë ka për qëllim e edukimin e ekologjistëve, ambientalistëve të rinj.

Data: 17 Gusht 2013 08:03
Autori: GazetaExpress

Të tjera