Kthehu lart

Ndeshja me AIK-un, e rëndësishme

Ndeshja me AIK-un, e rëndësishme
GazetaExpress E enjte, 20 Shtator 2012 09:19

Valon Behrami e konsideron mjaft të veçantë dhe të rëndësishme ndeshjen e së enjtes në Europa League ndaj AIK Stockholm, që do të zhvillohet në stadiumin San Paolo. Mesfushori kosovar thotë se angazhimi në futbollin evropian nuk duhet të nënvlerësohet, krahas synimeve që ka ekipi i Walter Mazzarrit në Serie A.

“Është ndjenjë e mirë të luash ndeshje të tilla, Napoli e konsideron të veçantë secilën sfidë. Kemi një trajner që e rregullon ekipin për çdo takim, skuadra është e gatshme. E dimë të gjithë rolin që e kemi”, theksoi ish futbollisti i Veronës, i Lazios, i West Hamit dhe i Fiorentinës në konferencë për shtyp.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Lojtarët me përvojë që jemi duhet t’ua zgjasim dorën më të rinjve. Shpresoj të vazhdojmë me ritmin e kampionatit, por çdo rezultat që arrin duhet ta marrim me qetësi. Në këtë aspekt, Napoli nuk është sa duhet i ekuilibruar”, vazhdoi përfaqësuesi zviceran. Në fund, Behrami thotë se Napoli është skuadra më e fortë që ka luajtur ndonjëherë. Bashkë me Napolin, në Grupin F bëjnë pjesë edhe PSV Eindhoven, Dnipro D'petrovsk dhe AIK Stockholm.

Data: 20 Shtator 2012 09:19
Autori: GazetaExpress

Të tjera