Kthehu lart

Nazim Bllaca, dëshmitar në rastin Kleçka

Nazim Bllaca, dëshmitar në rastin Kleçka
GazetaExpress E enjte, 24 Nentor 2011 14:11

Nazim Bllaca nuk e ka ndërmend të pushojë. Personazhi i famshëm i vrasjeve të pasluftës është kyçur në rastin më të madh të luftës.

Bllaca e ka deponuar dëshminë e tij në rastin Kleçka.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i deputetit të PDK-së, Tahir Rrecaj, në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se mes tjerash Bllaca në dëshminë e tij thotë se ka ekzistuar qendra e paraburgimit në Kleçkë gjatë luftës.

Ndërkohë, seanca procedurale për këtë rast do të mbahen më 1, 15 e 16 dhjetor kurse gjykimi nuk pritet të nisë para shkurtit. (indeksonline)

Data: 24 Nentor 2011 14:11
Autori: GazetaExpress

Të tjera