Kthehu lart

Mourinho rikthehet në Chelsea me fitore

Mourinho rikthehet në Chelsea me fitore
GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 18:52

Jose Mourinho e ka nisur eksperiencën e dytë tek Chelsea me fitore. Blues ia dolën ta mposhtin Hull Cityn me rezultat 2:0, në nismë të sezonit të ri në Premierligë.

Frank Lampard ka qenë protagonist i ndeshjes së zhvilluar në Stamford Bridge. Fillimisht, mesfushori anglez e humbi penalltinë në minutën e gjashtë, ndërsa në atë të 25-të e shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, duke e nxjerr veten.

Kurse, golin e parë për Chelsean e shënoi mesfushori brazilian Oscar në minutën e 13-të të ndeshjes.

Data: 18 Gusht 2013 18:52
Autori: GazetaExpress

Të tjera