Kthehu lart

MKRS i ndanë 35 mijë euro Pejës

MKRS i ndanë 35 mijë euro Pejës
GazetaExpress E premte, 16 Gusht 2013 16:22

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbështesë financiarisht pjesëmarrjen e Klubit të Basketbollit “Peja” në Ligën Ballkanike. KB Peja është klubi i dytë, pas Sigal Prishtinës, që bëhet pjesë e kësaj lige, që është në kalendarin e garave zyrtare të FIBA-s.

MKRS, siç kishte bërë edhe në rastin e parë, sot ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Klubin Peja, përmes të cilit MKRS ndanë 35 mijë euro për pjesëmarrjen e klubit Peja në Ligën Ballkanike; me saktë për realizimin e pagesave të nevojshme për pjesëmarrje.

Mjetet financiare, sikur edhe në Memorandumin e parë, barten në xhirollogarinë e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Nënshkrimi i Memorandumit është bërë nga Sekretari i MKRS-së, Veton Firzi, ai i FBK-së, Nazmi Paqarada dhe Kryetari i Klubit Peja, Art Gashi.

MKRS përveç kësaj mbështetje do të jetë e angazhuar që të ofrojë përkrahje edhe në aspekte të tjera që lidhen me një organizim sa më të mirë të ndeshjeve në kuadër të Ligës Ballkanike, këtu në Prishtinë dhe Pejë.

Data: 16 Gusht 2013 16:22
Autori: GazetaExpress

Të tjera