Kthehu lart

Mjeshtri i bowlingut viziton Kosovën

Mjeshtri i bowlingut viziton Kosovën
GazetaExpress E martë, 13 Mars 2012 11:02

BO Bowling do të sjellë në Kosovës të martën mjeshtrin e bowlingut, anglezin Stuart Williams. Ky i fundit ka marrë pjesë në turne të ndryshëm të bowlingut, derisa ka arritur rezultate fantastike.

“BO Bowling sjell për adhuruesit e bowlingut një lojtar profesionist për herë të parë në Kosovë. Adhuruesit e bowlingut kanë mundësinë të mësojnë më shumë për bowling, për teknika e tij si të arrijnë të bëjnë me shume strikes qe t’i rritin pikët e tyre dhe në përgjithësi të mësojnë me shume për bowling nga një profesionist”, thuhet një njoftimin e lëshuar nga BO Bowling.

Stuart Williams sonte nga ora 18:00 do të jetë mysafir i Bo Bowlingut, që gjendet në Albi Mall.

Data: 13 Mars 2012 11:02
Autori: GazetaExpress

Të tjera