Kthehu lart

Minohen shtigjet për në Lazarat

Minohen shtigjet për në Lazarat
GazetaExpress E shtune, 17 Gusht 2013 17:56

Lazaratasit kanë minuar secilin shteg drejt fshatit të tyre, me qëllim që të mos rrezikohen bimët narkotike.

Gazeta Shqip shkruan sot se, ky informacion konfidencial erdhi nga brenda fshatit, dhe se janë shitësit e drogës me shumicë ata që kanë vendosur mina, me qëllim të parandalimit të ndonjë sulmi të befasishëm të policisë, por edhe të ndonjë vjedhje të mundshme të kanabisit.

“Ky veprim nuk është konfirmuar nga policia, por mësohet se për çdo natë qielli mbi Lazarat skuqet nga predhat e mitralozit, që dëgjohen në deri në Gjirokastër. Nga ana tjetër, pavarësisht përpjekjeve të policisë, përmes vënies së postblloqeve të ndryshme, Lazarati vazhdon të furnizohet me punëtorë, pleh dhe ujë, për kultivimin e kanabisit”, citon gazeta burimin e saj.

Sipas informatave të gazetës, vendosja e minave nëpër shtigjet që çojnë drejt tokave ku kultivohet kanabisi është bërë pas operacionit policor për të bllokuar çdo hyrje-dalje të Lazaratit, me qëllim të uljes maksimale të kontrabandimit të drogës.

Data: 17 Gusht 2013 17:56
Autori: GazetaExpress

Të tjera