Kthehu lart

Migrena sëmundje neurologjike

Migrena sëmundje neurologjike
GazetaExpress E hënë, 10 Shtator 2012 10:01

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës, e shoqëruar me nause, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave.

Fillon me simptome prodromale, gjysmë deri një orë para kokëdhimbjes, me eufori, depresion, lodhje, puls të shpejtuar, anoreksi. Pastaj vijon dhimbja e fortë e kokës, në të shumtën e rasteve vetëm nga njëra anë, por jo gjithnjë. Gjatë aktiviteteve trupore keqësohen simptomat. Shpesh shoqërohet kokëdhimbja me të përziera,të vjella, fotofobi dhe fonofobi.

Faktorët të cilët ndikojnë dhe shkaktojnë dhimbje koke janë: stresi, ndryshimi i bioritmit, mungesa e gjumit, ushqimi (djathi, çokollata, çaji, bananet, lajthia, arra, bajamja), alkooli, droga, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat.

Eksitojnë dy lloje kryesore të migrenës: migrena me aurë dhe migrena pa aurë. Aura zgjatë deri më 60 minuta. Ajo paraqitet me halucinacione optike. Migrena kronike: më shumë se 15 ditë në muaj kokëdhimbje.

Statuti i migrenës: 72 orë pa ndërprerje të dhimbjes së kokës.

Infarkti i migrenës: dëmtimi i trurit si pasojë e migrenës.

Nga migrena vuajnë 18 % e grave dhe 6 % e meshkujve. Ajo manifestohet për herë të parë rreth moshës 25 deri 45 vjeçare. Deri në pubertet vuajnë meshkujt dhe femrat në përmasa 1 me 1, pastaj në moshën e rritur femrat vuajnë 3 herë më shumë se meshkujt.

Data: 10 Shtator 2012 10:01
Autori: GazetaExpress

Të tjera