Kthehu lart

Messi: Edhe nëse nuk do të paguhesha, do ta zgjidhja futbollin

Messi: Edhe nëse nuk do të paguhesha, do ta zgjidhja futbollin
GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 17:59

Lionel Messi insiston se faktori para për të nuk është shumë i rëndësishëm. Në një intervistë për revistën Maxime, ylli argjentinas thotë se luan për pasion e jo për miliona.

“Edhe kur nuk paguhesha për të luajtur, e pata zgjedhur këtë profesion përpara çdo tjetri. Nuk është një rastësi që lojtarët e Barcelonës që marrin jo shumë para, kanë arritur sukses”, thotë futbollisti më i mirë në botë.

“Ne jemi futbollistë, e jo yje të kinemasë. Nuk e bëjmë jetën e një ylli të kinemasë. Kur nuk jemi duke luajtur ose në stërvitje, jemi në shtëpi me familjet tona”, përfundoi 26 vjeçari.

Data: 18 Gusht 2013 17:59
Autori: GazetaExpress

Të tjera