Kthehu lart

Mërgata ndihmon maturanten Diellza Nimanaj

Mërgata ndihmon maturanten Diellza Nimanaj
GazetaExpress E martë, 11 Shtator 2012 10:33

Iniciativa për ta ndihmuar 19 vjeçaren Diellza Nimanaj po ndodhin edhe nga mërgata jonë në Gjermani, ku nëpërmjet mbrëmjeve humanitare synojnë t’i ndihmojnë me të holla familjes së Diellzës, e cila ditë më parë është diagnostifikuar me sëmundjen e leokimisë.

19 vjecarja Diellza Nimanaj nga fshati Prekolluk i Deçanit ditë më parë është diagnostifikuar me sëmundjen e leokimisë dhe për shërimin e saj nevojiten shumë të holla, të cilat nuk mund t’i sigurojë familja e saj dhe për t’i ndihmuar Diellzës dhe familjes së saj, bashkatdhetarët tanë kanë organizuar mbrëmje humanitare, e cila do të mbahet të shtunën në Hagen të Gjermanisë.

Me njoftimin e organizimit të kësaj iniciative humanitare luteshin të gjithë njerëzit e qëllimit të mirë që të ndihmojnë maturanten Nimanaj

“Ndihma juaj është jetë dhe shërim për Diellzën, andaj merrni pjesë në mbrëmje dhe ndihmoni”, thuhej në njoftimin e organizatorëve.

Kurse, në këtë mbrëmje do të iu argëtojnë Veton Miushkolaj dhe Ismet Zabeli.

Veç kësaj mbrëmje, dy këngëtarët do të organizojnë edhe dy mbrëmje tjera humanitare./Kosovapress/

Data: 11 Shtator 2012 10:33
Autori: GazetaExpress

Të tjera