Kthehu lart

Letërsia esenciale sipas Francis Scott Fitzgerald

Letërsia esenciale sipas Francis Scott Fitzgerald
GazetaExpress E mërkurë, 14 Gusht 2013 17:00

Nga Ibsen te Stendali, nga Prusti te Oscar Wilde. Janë gjithsej 20 autorët që renditen në listën e 22 veprave më “esenciale” të letërsisë sipas Francis Scott Fitzgerald. Shkrimtari i njohur amerikan e bëri listën në vitin 1936 për infermieren e tij, Dorothy Richardson. Lista nuk është shkruar nga Fitzgerald, po i është diktuar infermieres.

Në prill të vitit 1936, në moshën 40-vjeçare, Fitzgerald u transferua në Asheville, pasi gruaja e tij Zelda, u shtrua në një spital psikiatrik aty pranë. Pak muaj pas mbërritjes në Grove Park Inn, Scott theu shpatullën duke notuar dhe në këtë moment dyshohet se ka tentuar të vetëvritet.

Personeli i hotelit ku po qëndronte i vuri në dispozicion një infermiere, me të cilën ai lidhi miqësi. Ajo i bënte shoqëri dhe përpiqej ta mbante larg alkoolit, ndërsa ai përpiqej ta njihte me kulturën botërore.

Lista e hartuar prej tij mban titullin”Librat që Scott i cilëson esencialë”.

Në vend të parë është “Motra jonë Carrie” e Teodor Drajzer, e ndjekur nga “Jeta e Jezusit” e Ernest Renan dhe “Shtëpi kukulle” e Henrik Ibsen. Më pas vijnë “Winesbourg, Ohio” e Sherwood Anderson, “Tregimi i plakave| i Arnold Bennett, “Fajkoi maltez” i Dashiel Hammett, “E kuqja dhe e zeza” e Stendal dhe tregimet e Gi de Mopasan.

Mes emrave të tjerë që renditen në listë janë edhe Anatol Frans, Uilliam Folkner, Marsel Prust me tri vepra, Norman Douglas, Katherine Mansfield e Leon Tolstoi.

Data: 14 Gusht 2013 17:00
Autori: GazetaExpress

Të tjera