Kthehu lart

Lëndimet, problemi i Interit

Lëndimet, problemi i Interit
GazetaExpress E premte, 08 Mars 2013 20:15

Kapiteni Javier Zanetti beson se rezultatet e dobëta të Interit në vitin 2013 janë rezultat i mungesës së qendërmbrojtësit Walter Samuel dhe sulmuesit Diego Milito, të dy këta të lënduar.

Nerazzurrët gjenden në një periudhë negative në Serie A kurse u mposhtën 3-0 nga Tottenham në Europa League të enjten. Zanetti është ankuar se skuadra është goditur rëndë nga lëndimet. “Na mungon shumë Samuel, por edhe të tjerët si Milito”, deklaroi Zanetti për uebfaqen zyrtare të Interit.

“Jemi përballur me shumë lëndime gjatë gjithë sezonit dhe kjo ka ndikuar në rezultatet tona”, përfundoi ai.

Data: 08 Mars 2013 20:15
Autori: GazetaExpress

Të tjera