Kthehu lart

Kushtetuesja refuzon Armondin

Kushtetuesja refuzon Armondin
GazetaExpress E shtune, 17 Gusht 2013 18:17

Aktori Armond Morina, ka vendosur ta kërkojë ndihmën e Gjykatës Kushtetuese për padinë që i është ngritur vitin e kaluar nga Gjykata Ekonomike. Në kushtetuese ai u mundua ta kontestojë vendimin që e obligonte t'ia kthejë paratë që Ministria e Kulturës ia kishte dhuruar për filmin “Mysafir në sofër”, të cilin nuk e realizoi kurrë. Por, edhe këtë herë fati nuk ishte në anën e aktorit.

Nuk po e pranon kurrsesi fajësinë se paraqiti projekte të rreme. Aktorit Armond Morina nuk ia ka mbushur mendjen një vendim që u nxor para një viti, kur Gjykata Ekonomike miratoi padinë që atij ia bëri Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Kjo e fundit ushtroi padi kundër kompanisë “Morina Films” në pronësi të Armond Morinës dhe njëherit kërkoi që t’i kthehen cent më centparatë që kjo ministri ia dha atij për realizimin e filmit “Mysafir në sofër”. Krejt kjo pasi u vërtetua se Morina mori mbi 100 mijë euro nga ministria për filmin të cilin nuk e realizoi kurrë.

I indinjuar për faktin se i duhet t’i kthejë paratë që i mori, Morina vendosi këtë herë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me pretendimin se ka pasur kur u nxor aktgjykimi për të. Aty ai u mundua ta kontestojë vendimin, por e kotë.

Gjykata e hodhi si të papranueshme kërkesën e Morinës, pasi kur ai bëri ankesë, akoma nuk kishin përfunduar procedurat që janë hapur për të në Gjykatën Supreme. E përveç kësaj, ajo mori edhe vendim që kërkesën e këtij aktori t'a heq komplet nga lista e lëndëve që ka.

“Morina ende nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike në dispozicion dhe kërkesa e tij është e parakohshme. Rrjedhimisht ai nuk ka të drejtë të parashtrojë kërkesë të re në GJK për vlerësimin e kushtetutshmërisë pa u dhënë vlerësimi përfundimtar i Gjykatës Supreme”, është përgjigja e kushtetueses për Morinën.

Por nuk është vetëm Morina si i dyshuar se i mori paratë për ta realizuar filmin “Mysafir në sofër”, e që kurrë nuk e realizoi, ani pse është i vetmi që vendosi të ankohet në Kushtetuese.

Bashkë me të, akuzohen edhe ish- ministrat e Kulturës, Astrit Haraqia dhe Valton Beqiri dhe producenti tjetër Nehat Fejza. Që të katërve Gjykata e Qarkut ia konfirmoi aktakuzat në të gjitha pikat e saj në dhjetor të vitit 2012.

Haraqija akuzohej për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, pasi duke tejkaluar autorizimet e tij kishte nënshkruar, në kundërshtim më ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mijë euro.

Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mijë euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në sofër”.

Kontrata me Nehat Fejzën, pronar i kompanisë “Concordia Pictures”, ishte nënshkruar më 27 shkurt 2006, në vlerë prej 220 mijë eurosh, kurse me Armond Morinën, pronar i kompanisë “Morina Films”, në vlerë prej 350 mijë eurosh, më 30 janar 2007. Kjo e dyta ishte nënshkruar nga Alberta Troni, drejtoreshë në Departamentin e Kulturës në Ministrinë Kulturës, Rinisë dhe Sporteveme autorizimin e Astrit Haraqisë.

Në bazë të aktakuzës, më të njëjtën vepër akuzohej edhe Valton Beqiri, i cili në pozitën e tij si Ministër iKulturësmë 19 shtator 2008 ka lidhur dhe nënshkruar aneks- kontratën me Armond Morinën, si dhe më 1 tetor 2008 ka marrë vendim për transferimin e shumës prej 100 mijë euronga linja buxhetore e investimeve kapitale në ministri në linjë buxhetore të subvencioneve për realizimin e filmit “Mysafir në sofër”.

E gjithë kjo, në bazë të aktakuzës, është bërë në kundërshtim më Ligjin për Kinematografinë dhe atë për Prokurimin Publik. Ndryshe nga ish-ministrat, aktakuza ngarkon Armond Morinën dhe Nehat Fejzën për veprat penale “mashtrim në detyrë”, që kanë të bëjnë me lidhjen e kontratave në kundërshtim me ligjin, pasi kishin paraqitur projekte të rreme për realizimin e filmave që në të vërtetë nuk janë realizuar asnjëherë.

Data: 17 Gusht 2013 18:17
Autori: GazetaExpress

Të tjera