Kthehu lart

Kuçi: Ndaj vendimeve të Beogradit të reagojë Brukseli

Kuçi: Ndaj vendimeve të Beogradit të reagojë Brukseli
GazetaExpress E premte, 16 Gusht 2013 13:50

(E plotësuar)

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Beogradi të shpallur të premten, për themelimin e disa organeve në komunat kosovare.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se gjithçka që ndërmerr Beogradi do të trajtohet si ilegale.

"Çdo veprim jashtë marrëveshjes së 19 prillit dhe jashtë Kushtetutës së Kosovës , është dhe do të trajtohet si ilegal. Ne presim që një trajtim dhe reagim I tille do të behet edhe nga BE dhe bota demokratike" ka thënë Kuçi në një prononcim për Express.

Serbia themelon organe të përkohshme nëpër qytete të Kosovës

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për themelimin e organeve të përkohshme në Qytetin e Prishtinës dhe në komunat Novobërdë e Pejë, në territorin Kosovës. Këto organe do të kryejnë punë dhe kompetenca në këto njësi lokale të administrimit. ky hap i Serbisë është ndërmarrë pikërisht në kohën kur dy palët janë duke zhvilluar bisedime. kohë më parë ato janë pajtuar për shuarjen e strukturave paralele.

Ditë më parë, Kryenegociatorja Tahiri deklaroi se në bazë të dinamikës së bisedimeve që janë duke u zhvilluar, parashihet që deri më 30 shtator të shuhen të gjitha strukturat ilegale të sigurisë në veri të vendit.

Por, ajo shpreh besimin që në këtë datë do të përfundojë edhe logjika e barrikadave në pjesën veriore të vendit.

Data: 16 Gusht 2013 13:50
Autori: GazetaExpress

Të tjera