Kthehu lart

Kuçi i quan të papërgjegjshme deklaratat e Beogradit

Kuçi i quan të papërgjegjshme deklaratat e Beogradit
GazetaExpress E hënë, 24 Shtator 2012 11:26

Zv.kryeministri Hajredin Kuçi ka tërhequr vërejtjen se kërkesa për ndarje të Kosovës mund të shkaktojë “lëvizje tektonike” në rajon.

Ai i bëri këto komente pas deklaratës së kryeministrit serb Daçiq, se “ndarja e Kosovës është zgjidhja më reale”.

Kuçi po ashtu i quajti “të papërgjegjshme” deklaratat në Beograd, se Serbia nuk është e obliguar të zbatojë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut në Bruksel.

Data: 24 Shtator 2012 11:26
Autori: GazetaExpress

Të tjera