Kthehu lart

Kryeziu: Koha ka ardhur që LDK-ja t’i fitojë zgjedhjet në Prizren

Kryeziu: Koha ka ardhur që LDK-ja t’i fitojë zgjedhjet në Prizren
GazetaExpress E shtune, 17 Gusht 2013 18:30

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu është shprehur i sigurt se në nëntor do t’i fitojë zgjedhjet.

“Koha ka ardhur që LDK-ja të kthehet në skenë në mënyrë të fuqishme”, tha Kryeziu.

Kryeziu, të shtunën, është takuar me përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së në Prizren ku ka thënë se fitorja e LDK-së në nëntor do të jetë e madhe dhe bindëse.

“LDK-ja në zgjedhjet e fundit i pati fituar zgjedhjet me një diferencë të vogël, por siç e dini ajo fitore u modifikua dhe kërkush nuk e dinë se ka shkoi ajo fitore”

Kryeziu tha se personalisht nuk ka pasur dëshirë që të riciklohet për kryetar të Prizrenit.“Unë kam qenë që Hanifi Muharremi të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit, por Kryesia vendosi kundër vullnetit tim dhe u detyrova të pranojë”, tha ai.

Sipas tij, LDK-ja është partia më e mira se sa partitë e tjera.

“ Këtë na thanë edhe miqtë e partive tjera, kur rrimë privatisht për kafe”, tha Kryeziu.

Ai u shpreh i bindur se LDK-ja në këto zgjedhje do të hyjë më e organizuar edhe sa i përket aspektit të ruajtjes së votës.

”Në këto zgjedhje do të jemi më të organizuar edhe në vjeljen e votës, por edhe në ruajtjen e saj”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu nuk është shprehur i shqetësuar për përçarjet e brendshme të LDK-së. Sipas tij, përçarjet në jetën politike janë normale.

“ Nuk e shoh shumë problem. Kur të ofrohen zgjedhjet, ambienti do të ndryshojë dhe besoj se në atë ambient do të shkrihen të gjithë “, tha Kryeziu.

Ai, ka kërkuar nga përfaqësuesit e nëndegëve të LDK-së, që të jenë të kujdesshme në përzgjedhjen e kandidatëve për Asamblenë Komunale, shkruan PrizreniPress.

Kryeziu ka folur edhe7 vitet e qeverisjes së tij me Prizrenin e cila sipas tij, ka qenë një befasi edhe për miqtë perëndimor.“Kemi qeverisur me duar të pastra”, tha Kryeziu.

Data: 17 Gusht 2013 18:30
Autori: GazetaExpress

Të tjera