Kthehu lart

Kosova, taksë çimentos shqiptare

Kosova, taksë çimentos shqiptare
GazetaExpress E mërkurë, 13 Qershor 2012 21:39

Qeveria e Kosovës vështirëson importin e çimentos nga Shqipëria për të mbrojtur prodhuesin vendas duke vendosur tarifën prej 35 për qind për të gjitha importet e çimentos.

Një vendim i tillë vjen pasi fabrika e vetme e prodhimit të çimentos në Kosovë SharrCem është ankuar në Ministrinë e Tregtisë se është dëmtuar nga importi i këtij produkti për shkak të konkurrencës jo të barabartë në çmim. Madje sipas burimeve zyrtare Kosova, taksë çimentos shqiptare, e cila është privatizuar nga një kompani greke, ka kërcënuar se do të ankohet në Cefta nëse nuk merren masat mbrojtëse, raporton Top channel.

Drejtuesi i Njësisë për Politika Tregtare në Ministrinë e Tregtisë, Blerim Ahmeti shpjegon arsyet e marrjes së këtij vendimi ndërsa thekson se kjo masa është e përkohshme dhe do të zgjasë vetëm 90 ditë.

Pavarësisht se sipas vendimit të Ministrisë së Tregtisë tarifat në importin e çimentos vendosen për të gjitha vendet, diëka e tillë e dëmton më së shumti Shqipërinë e cila është dominuese në tregun e Kosovës. Ndërkaq nga ana tjetër, fabrika SharrCem ende nuk ka kapacitete të mjaftueshme prodhimi në raport me kërkesat në Kosovë.

Pavarësisht argumenteve që jepen nga Ministria e Tregtisë, njohësit e ekonomisë politika të tilla i vlerësojnë si vazhdimësi e një bashkëpunimi të çuditshëm mes dy tregjeve dhe e cila bie në kundërshtim me retorikën e vazhdueshme të lidereve të cilët trumpetojnë patriotizëm ekonomik dhe politik.

Data: 13 Qershor 2012 21:39
Autori: GazetaExpress

Të tjera