Kthehu lart

Konkurs për punë në Sarandë: Kërkoj grek me përvojë në hoteleri

Konkurs për punë në Sarandë: Kërkoj grek me përvojë në hoteleri
GazetaExpress E enjte, 14 Qershor 2012 21:50

Nuk janë të paktë grekët që punojnë në Shqipëri, por kriza e viteve të fundit ka bërë që shumë nga fqinjët tanë të hedhin sytë drejt Shqipërisë, e cila vitet e fundit ka një rritje të qëndrueshme ekonomike, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Emigrimi në këto kohë të vështira është një zgjidhje e mirë për fqinjët tanë, por Australia mbetet larg dhe polemikat me Gjermaninë i kanë vështirësuar gjërat.

Ndaj dhe tani që Shqipëria po “lulëzon” grekët kanë nisur të mendojnë atë që pak vite më parë do të ngjante si një shaka…., punësimin në Shqipëri.

Nuk është e rastësishme që në jug të vendit, pronarët e hoteleve kërkojnë punonjës grekë, të specializuar në hoteleri-turizëm.

Një lajmërim është vënë në vitrinën e një hoteli në Sarandë, një qytet që ndodhet fare afër Igumenicës dhe përballë ishullit të Korfuzit, ku kërkohet një punonjës grek me njohuri në fushën e hoteleri-turizmit.

Natyrisht lajmërimi ka bërë xhiron e shumë rrjeteve sociale në Greqinë fqinje dhe është komentuar në mënyra të ndryshme.

Ka nga ata që theksojnë se tashmë kjo anekdodë duhet besuar, ndërsa ata më pesimistët thonë se konkurenca për të përfituar një vend pune në Shqipëri do të jetë e madhe, pasi shqiptarët e kanë treguar se janë të zotë të bëjnë çdo lloj pune.

Data: 14 Qershor 2012 21:50
Autori: GazetaExpress

Të tjera