Kthehu lart

Kolona të gjata në pikën kufitare në Vërmicë

Kolona të gjata në pikën kufitare në Vërmicë
GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 09:53

Në pikë-kalimet kufitare të Kosovës - Shqipëri, vazhdojnë të krijohen kolona të gjata të veturave.

Në pikën kufitare sot në orët e para të mëngjesit ka pasur kolona deri në 1 kilometër.

Kjo po ndodh për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve të cilët po kthehen nga pushimet të cilat i kanë kaluar në Kosovë, por edhe nga pushuesit që ja kishin mësyrë bregdetit shqiptar.

Kolona të gjata ka pasur edhe në pikat kufitare me Serbinë, por në këto pika nuk janë pranuar dokumentet e Kosovës, duke ua kërkuar vetëm certifikatën e lindjes, madje duke mos ua pranuar as ekstraktin e lindjes. /Kosovapress/

Data: 18 Gusht 2013 09:53
Autori: GazetaExpress

Të tjera