Kthehu lart

Koleksioni i veturave të një sheiku arab (Video)

GazetaExpress E premte, 29 Nentor 2013 13:19

Në rrjetin Youtube është përhapur një video në të cilën shihet një nga koleksionet më të bukur të makinave në mbarë botën. Veturat e çmuara të cilat shihen në video i përkasin sheikut Bin Zajed Al Hehajan nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bin Zajed posedon pesë “Bugatti Veyron”, duke përfshirë edhe modelet “Super Sport World Record Edition” dhe “Grand Sport Vitesse World Record Car Edition”.

Gjithashtu në koleksionin e tij sheiku ka edhe makina jashtëzakonisht të rralla, të tilla si “Mercedes Benz CLK GTR Roadster”, “Lamborghini Reventon” dhe të mrekullueshmin “Aston Martin One-77″.

Në këtë koleksion përfshihen edhe vetura të markave Porsche, Ferrari, Maseratti etj. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

Data: 29 Nentor 2013 13:19
Autori: GazetaExpress

Të tjera