Kthehu lart

“Kodi” i veshjes shkollore

“Kodi” i veshjes shkollore
GazetaExpress E diel, 21 Tetor 2012 12:29

Disa shkolla i obligojnë nxënësit e tyre t’i bartin uniformat, por ka edhe vatra arsimore në të cilat nxënësit veshin atë që duan dhe u pëlqen. Zgjedhjet e të rinjëve shpesh janë të zh-drejta. Shumë fëmijë dhe adoloshentë nuk arrijnë t‘i përmbahen thënjes së vjeter “siç është vendi - bëhet kuvendi”, duke tejkaluar kështu disa norma e kode.

Pse duhet të duken si yje?

Shumë prindër të ashtuquajtur "cool" janë vetë-iniciatorë të kombinimeve që ngjajnë me ato të klipeve muzikore e sfilatave të modës.

Ndonëse fëmijët e tyre nisen për në institucionin më serioz, disa tentojnë që fëmijët e tyre, që nga ata të shkollës fillore e deri tek ata të të mesmes, të duken tejet modernë, unikë dhe të pakrahasueshëm. Pra, edukimi duhet të nisë që nga shtëpia, prindërit duhet të jenë ata që një farë forme e diktojnë paraqitjen (e duhur) në shkollë.

Fëmijët nuk duhet të rriten me idenë “duhet të jesh më i (e) veçantë se të gjithë dhe se imazhi e rrobat janë gjithçka. Fëmijët duhet të mësohen që të jenë “të thjeshtë” dhe të mos bëhen asesi prototipe, siç ndodh zakonisht.

Pse duhet që një fëmijë apo adoloshent të duket gjithsesi si Justin Biber, Selena Gomez, Justin Timberlake, Rita Ora...? Industria e bukurisë shpesh e pengon krijimin e stilit personal, andaj kujdes dhe mos lejoni që fëmiju juaj të duket si dikush që në fakt nuk është dhe nuk mund të jetë, sepse secili njeri është një – për vete.

Shkollat si pista mode

Fatkeqësisht, në shoqërinë tonë “liria në dukje” është pa diapazon, aq sa shumë veta këtë liri e kane shijuar më tepër se ç’duhet dhe kjo duket që nga mënyra se si vishemi. Mirëpo, gjjithçka ka një limit. Duhet të krijohet më në fund një edukatë se si të vishemi në shkollë, në mënyrë që të mos lëmë pikpyetje në kokat e atyre që janë thjesht “shikues”.

Mos të harrojme që shkolla është djep dije, diturie dhe mësimi, andaj veshja për në këtë adresë me rëndësi të veçantë për të ardhemn e secilit duhet të jetë në harmoni me qëllimin. "Sipas vendit bëhet kuvendi", thotë një shprehje e urtë popullore.

Ta kemi parasysh këtë thënje dhe ta tejkalojmë këtë tendencë të thkesuar drejt ekstaravaganëcës. Pse duhet që nxënësit kosovarë të duken kaq “modernë”? Pse edhe parashkollorët duhet të vishen me firmë, të kenë aksesuar dhe ti lyejnë flokët më xhel? A nuk mjafton të jenë thjeshtë të pastër? Edhe rinia jonë shkollorë ka prirje të theksuara drejt ekstravagances. Është gjë fatkeqe që adoloshentët tanë me iden "e bukur" kuptojnë "ekstravaganten". Veshjet e shkollarëve tanë janë vërtet të çuditshme. Shumë ngjyra, prerje, aksesuar...

Do të duhej që të krijohej një “kod”, siç ekziston dhe respektohet në të gjithë boten: veshje të thjeshta, të pastërta, pa shumë detaje...veshje që nuk i lënë të tjerët të ndalen tek dukja, por tek personaliteti dhe intelegjenca. Shkolla është institucion serioz ndaj dhe veshja duhet të jetë serioze. Ndoshta, uniforma është zgjedhje idele, edhe për të mos u bërë diferencimet, por edhe për të mos i shëndërruar shkollat në “pista mode”, joshjeje e ngacmimi.

Me këtë “trend” (“shkollorë”)në lëvizje, idea e të mësuarit duket e largët. Veshjet e tilla le të vishen në mbrëmje apo kudo, por jo në shkollë. Gjithashtu, përdorimi i takave të larta është bërë mani. A bën që të vishen taka të larta 6-8 centimetra edhe në shkollë? Kjo, është e tepërt, e pa lejueshme dhe krejt jashtë rregullave. Në botë qarkullonj vrullshëm idea që “veshja tregon kush je”. A janë nxënësit tanë ata që duken? Nëse kjo është e vërtët, atëherë vijm në përfundime të pa dëshirueshme. Megjithatë, le të themi që gjithçka që ndodh është një “infeksion” i marr nga televizioni. Fatkeqësisht, mas-media ndikon keq tek adoloshentët tanë, të cilët para trupit të tyre duhet ta stërvisin fuqishëm mendjen dhe mënyrën e perceptimit. Mos harroni: jo çdo gjë që shohim në tv mund ta veshim në jetë.

Nëse doni që ta ktheni faqen, të visheni siç u ka hije, atëherë fillimisht duhet ta evitoni idenë “unë duhet të dukem bukur...provokues...”e nxehtë”...Zgjidhni gjëra të kohës, por jo ekstravagante. Tejkaloni këtë shabllon të keq, sepse nuk bën për në shkollë.

(Autorja është studente në Shkollën e Dizajnit të Modës “Design Factory” në Prishtinë)

Data: 21 Tetor 2012 12:29
Autori: GazetaExpress

Të tjera