Kthehu lart

Kinemaja ABC 1 hapet me “Agnus Dei”

Kinemaja ABC 1 hapet me “Agnus Dei”
GazetaExpress E martë, 06 Nentor 2012 09:25

Kompania për shfaqjen e filmave, Genci, ka njoftuar të hënën për hapjen e Kinemasë ABC 1, e cila do të operojë në objektin e ish-kinemasë Rinia, në Prishtinë. Ndryshe, në Kinemanë ABC 1 do të vazhdohet me shfaqjen e filmave me shirit 35 milimetërsh, e jo të atyre digjitalë (3D), si në Kinemanë ABC.

“... Ne duam që t’i zhvillojmë kinematë, por duke mos e harruar të vjetrën dhe traditën e filmit. Duam që me shikuesin të komunikojmë në çdo formë duke e përmbushur synimin për kinematë si vend i ofrimit të kulturës”, thuhet, mes tjerash, në kumtesën e lëshuar për media, përmes së cilës theksohet se shfaqja e filmave në 35 mm është bërë me qëllim që shikuesve që e duan këtë traditë t’iu ofrohet një hapësirë dhe mundësi në Kinemanë ABC 1.

Ndryshe, nga e hëna në Kinemanë ABC1 po shfaqet filmi “Agnus Dei”, i regjisorit Agim Sopi. Shfaqjet jepen në terminet nga ora 17, 19 dhe 21:30.

Data: 06 Nentor 2012 09:25
Autori: GazetaExpress

Të tjera