Kthehu lart

Këmisha dhe kravata në punë...jashtë mode

Këmisha dhe kravata në punë...jashtë mode
GazetaExpress E shtune, 05 Maj 2012 13:05

Xhaketë e errët, këmishë e bardhë e hekurosur mirë dhe kravata e lidhur në perfeksion.

Ky nuk është më stili i biznesmenëve dhe zyrtarëve, ose më saktë pas disa vitesh nuk do jetë më kështu.

Në arkivin e Steve Jobs themeluesi i Apple dhe në pamjen e Mark Zuckerberg, shfaqen vetëm t-shirt me ngjyra dhe atlete.

Në kompani si Google, Apple dhe Facebook, stili i veshjes rastësore është më origjinal dhe krijues në vendet e punës, çka ka lënë pas shpine veshjen me këmishë dhe kravatë.

Ky përfundim është rezultat i një sondazhi mes të anglezëve dhe amerikanëve të punësuar, i realizuar nga sajti DealJungle.com.

Për 51% e të pyeturve kravata do të zhduket nga qarkullimi në ambientet e punës brenda 20 vjetësh ndërsa për 22% të të anketuarve një veshje e tillë do zhduket brenda 10 vjetësh.

Data: 05 Maj 2012 13:05
Autori: GazetaExpress

Të tjera