Kthehu lart

Kapllani shkëlqen me një tregolësh (Video)

Kapllani shkëlqen me një tregolësh (Video)
GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 16:01

Edmond Kapllani po e rikthen dita ditës formën më të mirë. Sulmuesi shqiptar ka realizuar tre gola sot, në fitoren e ekipit të tij FSV Frankfurt ndaj Dynamo Dresdenit me rezultat të pastër, 3:0.

Përfaqësuesi shqiptar e nisi serinë e golave në minutën e 44-t, ndërsa shënoi edhe në minutat 50 e 69, për t’ia sjell tri pikë skuadrës së tij.

Vetëm pesë minuta pasi e shënoi golin e tretë, Kapllani doli nga loja si hero, duke ia lëshuar vendin bashkëlojtarit Ziereis.

Ndërkaq, futbollisti tjetër shqiptar, Odise Roshi, nuk u inkuadrua fare në lojë nga trajneri i Frankfurtit, Benno Mohlmann. Pas kësaj fitoreje, Frankfurti u ngrit në pozitën e gjashtë, ndërsa ka grumbulluar 6 pikë.

Data: 18 Gusht 2013 16:01
Autori: GazetaExpress

Të tjera