Kthehu lart

Kafeneja, ambienti ku përcaktohet vota e qytetarit (Foto)

Kafeneja, ambienti ku përcaktohet vota e qytetarit (Foto)
GazetaExpress E mërkurë, 16 Tetor 2013 15:32

Kafeneja është shtylla kryesore e kulturës vendimmarrëse në Prishtinë dhe Kosovë.

Të njohur si njerëz tepër të afërt me reprezentuesit e institucionit të kafenesë në Prishtinë, Partia e Fortë sot realizoi turneun premtues për elektoratin mbarë kafetorë të Prishtinës.

Në këtë turne që nisi me një takim të tipit ‘kafe-llafe’ në kafe-barin MIQT në Prishtinë, u bashkuan edhe nënkryetar, përfaqësues të medieve dhe anëtarë tjerë të dyshimt që sipas gojëdhënave mund të janë pjesëtar të SHIK-ut.

‘Kafeteritë janë rrjete sociale, me më pak miq se Facebook-u, por prap rrjete sociale. Janë pikërisht këto rrjete sociale vendi ku janë formuar shumica e partive të Kosovës, shumica e iniciativave, organizatave dhe kompanive në Kosovë’ – ka deklaruar kryetari lexhendar Visar Arifaj.

‘Është ky një ambient ku përcaktohet vota e qytetarit, preferenca politike apo personi me të cilin martohemi. Vend ku përcaktohet cila veturë, klub futbollistik apo cili telefon mobil është më i miri.’ – ka thënë ai.

Gjatë këtyre vizitave poashtu u konkludua që kafeteria është vendi ku përcaktohet preferenca jonë për rrethin shoqëror, për llojin e kafesë e madje edhe për ideologjinë tonë politike e fetare. Sipas lexhendarit të Partisë së Fortë, përmes socializimit në kafene, forcojmë ekonominë lokale, kjo duke rritur shitjen e kafesë, gazetave dhe duke punësuar shumë njerëz.

‘Të nderuar miq, kafeneja është shtylla kryesore e kulturës vendimmarrëse të Prishtinës dhe Kosovës. Dhe ata që janë kundër kulturës së kafenesë, vendimin për të qenë kundër e kanë marrë në ndonjërën nga kafenetë e vendit tonë.’ – deklaroi Arifaj, gjatë vizitës që i bëri njërës nga kafenetë e Sheshit.

Vizita premtuese kafeneve të qytetit u realizua në vazhdën e takimeve elektorale me qëllim përfitimin e votës. Ajo poashtu përfshiu takime në kafenetë ‘Designers’, ‘Rings’, ‘Dit’ e Nat’ si dhe u shoqërua me të reshura shiu që simbolizonin bereqetin, element identifikues i kësaj i Partie.

Data: 16 Tetor 2013 15:32
Autori: GazetaExpress

Të tjera