Kthehu lart

Januzaj, i vendosur të shpërthejë tek Manchesteri

Januzaj, i vendosur të shpërthejë tek Manchesteri
GazetaExpress E mërkurë, 24 Korrik 2013 19:44

Adnan Januzaj do të preferonte të qëndrojë në Manchester United dhe të luftojë për vendin e tij, para një huazimi në një ekip tjetër, ku do të bënte përvojë.

18 vjeçari, i cili u përkrah shumë nga ish menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, Sir Alex Ferguson, ishte ftuar në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar ndaj West Bromwich Albionit, por për fat të keq nuk kishte debutuar me ekipin e parë në një ndeshje zyrtare.

Sidoqoftë, ai u mor me vete në turneun e Azisë nga menaxheri David Moyes dhe tregoi ndeshje të mira, mbi të gjitha në Bangkok, ku ishte lojtari më i mirë i klubit nga Old Traffordi.

“Objektiv imi këtë sezon është që të mundohem t’i zhvilloj disa ndeshje me ekipin e parë. Nuk kam biseduar me menaxherin për këtë ende, por do ta preferoja këtë, më shumë sesa të shkoj diku në huazim. Kjo është ajo për të cilën kam ardhur këtu. Çdokush dëshiron të luajë për Manchester Unitedin”, deklaroi futbollisti kosovar.

Ai insiston se avantazh për t’u bërë një lojtar i madh është nëse luan për një gjigant si Manchester United. Në të kaluarën, menaxheri Ferguson i huazonte në Championship lojtarët e rinj, por Januzaj është i vendosur ta bind menaxherin Moyes.

“Në muajt e parë kur kam ardhur këtu, ishte mjaft e vështirë. Por, gradualisht anglishtja ime u përmirësua. Tash mund të flas me njerëzit tjerë dhe të rri me ta. Tash e ndiej besimin dhe jam i lumtur që jam me këta lojtarë, posaçërisht me Ryan Giggsin. Çdo herë që kam nevojë të pyes për diçka, shkoj te Giggs. Ai më ndihmon shumë”, përfundoi Januzaj.

Data: 24 Korrik 2013 19:44
Autori: GazetaExpress

Të tjera