Kthehu lart

Greqi: Shtohen masat e sigurisë para paradave

Greqi: Shtohen masat e sigurisë para paradave
GazetaExpress E premte, 23 Mars 2012 19:21

Policia greke ka shtuar masat e sigurisë para paradave që do të zhvillohen me rastin e Festës Kombëtare më 25 mars, në Athinë dhe në qytetet tjera të mëdha greke.

Në gatishmëri do të jenë edhe prokurorët grekë, të cilët do të mbikëqyrin punën e autoriteteve policore dhe do të ndërhyjnë aty ku ka nevojë.

Të dielën (më 25 mars) në rrugët e Athinës do të jenë rreth 4,000 policë, ndërsa në gjendje gatishmërie të gjitha forcat e policisë së kryeqytetit grek.

Për herë të parë sivjet do të kërkohet akreditimi për gazetarët, fotografët dhe ekipet televizive që do të mbulojnë paradën e nxënësve të shkollave dhe paradën ushtarake, që mbahen para parlamentit grek.

Po ashtu, janë paraparë kontrolle të individëve dhe grupeve të organizuara afër vendeve ku mbahen paradat, përfshirë këtu praninë e shtuar të policisë kundër trazirave (MAT).

Data: 23 Mars 2012 19:21
Autori: GazetaExpress

Të tjera