Kthehu lart

“Gishti” në Teatrin Bitef

“Gishti” në Teatrin Bitef
GazetaExpress E mërkurë, 13 Shkurt 2013 18:19

Shfaqja “Gishti”, me tekst të shkrimtares së re nga Prishtina, Doruntina Basha, dhe me regji të Ana Tomovic, do të jepet më 14 dhe 18 shkurt, në Bitef Teatar, në Beograd.

Sipas regjisores Tomovic, në shfaqje bëhet fjalë për dy femra, të cilat nuk munden më që të jetojnë bashkë, por as pa njëra-tjetrën.

“Mënyra e vetme për ta ndryshuar këtë situatë është që të lëndojnë njëra-tjetrën. Sa më shumë që lëndohen, aq më të gjalla ndjehen”, u shpreh Tomovic për shtypin serb.

Ndryshe, sipas autores së tekstit, Doruntina Bashës, në shumë familje tradicionale shqiptare në Kosovë pothuajse gjithnjë ndodh që femrat e të zhdukurve gjatë luftës vazhdojnë të jetojnë me familjen e burrit, megjithëse kanë kaluar mbi 13 vjet.

Data: 13 Shkurt 2013 18:19
Autori: GazetaExpress

Të tjera