Kthehu lart

Franca vazhdoi bombardimet në Mali

Franca vazhdoi bombardimet në Mali
GazetaExpress E hënë, 04 Shkurt 2013 14:01

Aeroplanët luftarakë francezë kanë bombarduar objektiva në veri të Malit, në vazhdën e përpjekjeve për të marrë nën kontroll edhe fortesën e fundit të rebelëve, Kidalin, pas një ofensive tri javore.

30 aeroplanë morën në shënjestër terrenet stërvitore të militantëve si dhe qendrat e komunikimit përreth Tessalit, një zonë malore në afërsi të kufirit me Algjerinë.

Presidenti francez, Francois Hollande, është zotuar të ndihmojë në rimëkëmbjen e Malit, pasi që kryengritësit, të cilët kontrollojnë veriun e vendit, të jenë mposhtur përfundimisht.

Megjithatë, ekziston frika se edhe po u zmbrapsen tani, militantët mund të rigrupohen më vonë në malet pranë Kidalit.

Sipas ministrit të Jashtëm francez, Laurent Fabius, sulmet ajrore kishin për qëllim të shkatërronin bazat dhe depot e kryengritësve.

Data: 04 Shkurt 2013 14:01
Autori: GazetaExpress

Të tjera