Kthehu lart

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
GazetaExpress E martë, 26 Mars 2013 13:37

Kombëtarja e Shqipërisë duket se e ka marr mjaftë seriozisht ndeshjen miqësore që do ta zhvilloj sonte në Tiranë ndaj Lituanisë. Pas fitore ndaj Norvegjisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin ‘Brazili 2014’, kuqezinjtë janë të interesuar për ta fituar edhe miqësoren ndaj lituaneve.

Andaj, selektori i ekipit kuq e zi, Gianni De Biasi pritet të hyjë në këtë ndeshje me një formacion serioz, respektivisht pa ndryshime të mëdha.

Italiani ka befasuar në stërvitjen e fundit, pasi nuk ka bërë eksperimente të mëdha, por është marr me lojtarët kryesorë.

Kështu, në qendër të mbrojtjes si titullar nuk pritet të luaj Debatik Curri siç ishte paralajmëruar, por Lorik Cana, i cili shkaku i kartonëve nuk do të mund të luaj në ndeshjen e kthimit eliminatore ndaj Norvegjisë. Titullarë pritet të luaj sonte edhe Andi Lila, në vend të Armend Dallkut të lënduar.

Po ashtu titullarë pritet të luaj edhe Odise Roshi, i cili sikurse Cana nuk do të luan ndaj Norvegjisë shkaku i kartonëve.

Ndërsa, Hamdi Salihi me leje është liruar për t’u kthyer në ekipin e tij kinez, derisa atë pritet ta zëvendësoj Armando Sadiku, e jo Valdet Rama, për të cilin thuhej se mund të debutoj me ekipin kuq e zi si titullar. Sulmuesi kosovar, por edhe lojtarë tjerë, mund të aktivizohen vetëm gjatë pjesës së dytë.

Formacioni i mundshëm:

Portier: Etrit Berisha

Mbrojtës: Andi Lila, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli

Mesfushorë: Odise Roshi, Migjen Basha, Sabien Lilaj, Jamir Hyka

Sulmues: Armando Sadiku, Edgar Çani

Data: 26 Mars 2013 13:37
Autori: GazetaExpress

Të tjera