Kthehu lart

Facebook po teston një aplikacion vetëm për VIP-at

Facebook po teston një aplikacion vetëm për VIP-at
GazetaExpress E shtune, 17 Gusht 2013 13:00

Një prej problemeve kryesore të njerëzve të famshëm kur bëhet fjalë për menaxhimin e profileve në rrjetet sociale është pikërisht vështirësia për t’i menaxhuar ato me efektivitet pasi për ata postohen aq shumë informacione dhe aq shumë komente sa shumë prej tyre detyrohen të mos reagojnë fare.

Në lidhje me këtë problem, Facebook, po përpiqet të ofrojë një zgjidhje efektive. Momentalisht përflitet se kompania është duke testuar një aplikacion të ri për pajisjet mobile ekskluzivisht vetëm për VIP-at. Në thelb Facebook po përpiqet të krijojë një mundësi për të nxitur VIP-at të jenë më aktivë në këtë rrjet social.

Ndoshta një arsye tjetër mund të jetë edhe fakti që rivali Twitter i tërheq më tepër VIP-at. Deri tani ky rrjet social është përdorur si një mjet i dobishëm komunikimi për njerëzit e thjeshtë pasi kur vjen puna tek aktiviteti i njerëzve të famshëm Twitter preferohet shumë më tepër madje, është vendi ku publikohen menjëherë lajmet e fundit. /PCWorld Albanian/

Data: 17 Gusht 2013 13:00
Autori: GazetaExpress

Të tjera