Kthehu lart

Eunice Sum, e artë në 800 metra

GazetaExpress E diel, 18 Gusht 2013 18:21

Eunice Sum e ka fituar medaljen e artë në garën 800 metra, në Botërorin e Atletikës, i cili po mbahet në Moskë të Rusisë.

Atletia keniane e mbylli garën për kohën 1'57''38, duke e lënë prapa favoriten ruse Savinova (1'57''80), e cila e fitoi medaljen e argjendtë, kurse e bronztë ishte amerikania Brenda Martinez (1'57''91).

Data: 18 Gusht 2013 18:21
Autori: GazetaExpress

Të tjera