Kthehu lart

“Epoka e re”, 13 vjet

“Epoka e re”, 13 vjet
GazetaExpress E premte, 25 Janar 2013 11:22

“Epoka e re” është themeluar më 15 dhjetor 1999, por numri i saj i parë ka dalë me 25 janar 2000. Sot ajo mbush 13 vjet që nga numri i parë. Në këto vite gazeta ka pasur shumë sfida, disa të rënda, disa të lehta, por, deri sot i ka kaluar të gjitha me sukses.

Sot, për këtë moshë të saj kanë folur shumë personalitet të jetës politike, arsimore, shkencore. Ata të cilët e kanë blerë dhe e blejnë për çdo ditë. Ata që kanë kujtuar vitet e tekstet e “Epokës së Re” janë të shumtë. Edhe urimet për të nga ta janë të shumta e të ndryshme. Çdo mik i saj e dashamirës i shpreh jetëgjatësi dhe punë të pandalshme, sikurse deri me tash, punë të guximshme, profesionalë, morale.

“Epoka e Re” nuk pranon donacione nga jashtë as nga brenda, as nga familjet, as nga miqtë, as nga armiqtë. Na kanë shumë borgje, por nuk i kemi askujt, na kanë hyrë në hak, por nuk u kemi hyrë në hak, ose u kemi dalë hakesh, nëse kanë pretenduar ndonjëherë ndonjë anim. Ne s`jemi anësor, as të majtë e as të djathë, por sjellim me të dyja, nëse kjo kërkohet. Ne shkruajmë çfarë të duam ne dhe ne nuk bëjmë hesap me qeren askujt. Më së shumti në hak na kanë hyrë ata që i kemi ngrit vetë, na kanë fyer ose kanë bërë propagandë kundër nesh e familjeve tona edhe me mikrofon të hapur në transmetim direkt nga Kuvendi i Kosovës. Nuk na kanë kërkuar falje, as drejtuesit e kuvendit, as të vetë koriturit lëvizjes që ka pas vetëm një derë dhe vetëm një shteg të sigurt për dalje në skenë pavarësisht kundërshtimeve të ashpëra të lexuesve të gazetës. Shëndosh të jemi. Bëhet mirë,…. Sidoqoftë kështu si më poshtë po thonë për të.

Adem Demaçi, veprimtar i shquar kombëtar: Gazeta “Epoka e re” është gazetë ofensive. Është gazetë e cila, pak me më trimëri e guxim, iu kapet temave. Është gazetë që nuk ka pare shumë dhe nuk mundte më qit do rubrika tjera që po i qesin disa gazeta tjera. Po më duket se njerëzit që janë të zjarrtë në polik e blejnë dhe e lexojë rregullisht.

Akademik Rexhep Qosja: “ Epoka e re” është një gazetë e veçantë dhe për shkak të kësaj veçantie, shumë e rëndësishme dhe shume e çmuar në mediat tona të shkruara. Prej fillimit të daljes ajo marrë qëndrim të drejt ardhmërisë së Kosovës dhe të popullit shqiptarë.

Prof. Dr. Kudi Lama, gjeneral në rezervë i Ushtrisë së Shqipërisë: Sot pas 14 vitesh në liri, gazeta “Epoka e Re” vjen në përurime ditëlindjes së saj në vitin e 13, duke evidencuar një varg suksesesh ë mëdha në jetën e saj gjë që e ka përcaktuar fatin e saj ashtu siç përcaktoi lufta fatin e Kosovës./Kosovapress/

Data: 25 Janar 2013 11:22
Autori: GazetaExpress

Të tjera