Kthehu lart

Dortmund e Bayern ruhen për finale

Dortmund e Bayern ruhen për finale
GazetaExpress E shtune, 04 Maj 2013 20:22

Në përballjen e finalistëve të Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, në kuadër të Bundesligës nuk pati fitues, pasi ndeshja përfundoi baras 1:1.

Ndonëse konsiderohej si provë para finales së ligës më prestigjioze evropiane, trajnerët e dy ekipeve nuk angazhuan futbollistët e tyre më të mirë.

Fillimisht, Dortmund kaloi në epërsi me golin e Grosskreutz në minutën e 11-të, ndërsa bavarezët barazuan rezultatin, 12 minuta më vonë me golin e Gomez.

Dortmund ka mundur shumë lehtë të kalojë sërish në epërsi, sikur Lewandowski të mos e huqte penalltinë në minutën e 60-të.

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri luajti gjatë gjithë ndeshjes në formacionin bazë të gjigantit bavarez, ndërsa Rafinha nga minuta e 64-të la ekipin e tij me një futbollist më pak në fushë, meqë u përjashtua me karton të kuq.

Data: 04 Maj 2013 20:22
Autori: GazetaExpress

Të tjera