Kthehu lart

'Doku-Fest', më i plotë e i larmishëm

'Doku-Fest', më i plotë e i larmishëm
GazetaExpress E hënë, 12 Gusht 2013 18:53

"Doku-Fest" ka krijuar një traditë mbi 12-vjeçare, me një reputacion gjithmonë e në rritje.

Por, këtë vit, sipas organizatoreve të tij, festivali ndërkombëtar i filmave me metrazh të shkurtër dhe atyre dokumentare që zhvillohet çdo vit në Prizren do të vijë edhe më i plote e i larmishëm.

Filma nga mbi 60 shtete do të shfaqen gjate një jave të mbushur edhe me aktivitete të tjera në kuadër të këtij eventi.

Do të ndahen gjithsej 9 çmime, ndër të cilat ai për prodhimin më të mirë ballkanik dhe një film i përzgjedhur nga publiku.

Ky edicion shënon edhe pjesëmarrjen më të lartë të prodhimeve shqiptare në historinë e "Dokufest", me 13 filma në konkurrim dhe të tjerë jashtë garës.

Gjithashtu, disa prej prodhimeve me të veçanta botërore të kohëve të fundit do të jenë pjesë e programit te festivalit, i cili do te zgjasë nga data 17 deri ne 25 Gusht.

Vend te veçante do te zërë konkurrimi i filmave për fëmij e te rinj, si dhe atyre nga vendet nordike me 40 filma pjesëmarrës. Mbi 200 producentë dhe prodhues filmash kane konfirmuar pjesëmarrjen e tyre ne kete aktivitet.

Data: 12 Gusht 2013 18:53
Autori: GazetaExpress

Të tjera