Kthehu lart

Djegin flamurin e Agimit të Artë

Djegin flamurin e Agimit të Artë
GazetaExpress E shtune, 17 Gusht 2013 19:26

Pas deklaratave luftënxitëse të pjesëtarëve të organizatës fashiste greke, Agimi i Artë, një javë më parë në Himarë, sot ka reaguar edhe organizata shqiptare Djemtë e Labërisë.

Përfaqësues të kësaj organizate kanë lexuar një deklaratë afër Urës së Kardhiqit, në Gjirokastër, dhe në fund kanë djegur flamurin e Agimit të Artë.

Në deklaratën e lexuar, Djemtë e Labërisë i bënë thirrje organizatës fashiste greke që të heqë dorë nga deklaratat provokuese.

“Ju neonazistët e Greqisë, kur të vini për të çliruar Himarën, duhet të na lajmëroni, ashtu që shqiptarët ta marrin vesh, e jo të vini e të hidhni dy shashka, e pastaj të ikni në mes të natës me bishtin në shalë, ashtu siç kanë ikur edhe paraardhësit tuaj në vitin 1914”, theksoi njëri prej përfaqësuesve të organizatës Djemtë e Labërisë.

Data: 17 Gusht 2013 19:26
Autori: GazetaExpress

Të tjera