Kthehu lart

Dhjetëra të vdekur në Filipine

Dhjetëra të vdekur në Filipine
GazetaExpress E shtune, 17 Gusht 2013 18:29

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një trageti me një anije mallrash, në Filipine.

Në ndërkohë, sipas BBC, edhe më shumë se 170 persona janë shpallur të humbur, dhe ata ende janë në kërkim e sipër.

Sipas autoritete të Rojës Bregdetare, trageti mbi 40 vjet i vjetër po transportonte 715 udhëtarë dhe 116 anëtarë të ekuipazhit. Anijet e Rojës Bregdetare dhe disa anije civile arritën të shpëtojnë mbi 600 persona.

Përplasja mes dy anijeve ndodhi afro dy kilometra larg bregut. Sipas dëshmitarëve okularë, trageti u fundos 30 minutave.

Data: 17 Gusht 2013 18:29
Autori: GazetaExpress

Të tjera