Kthehu lart

Dacici parandaloi dështimin e bisedimeve?

Dacici parandaloi dështimin e bisedimeve?
GazetaExpress E diel, 24 Mars 2013 12:07

Burime nga Brukseli të gazetës serbe “Blic” deklaroi se situata në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit është “tejet e tendosur” dhe se shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, gjatë rrethit të shtatë të negociatave ishte një hap larg që të shpall negociatat si të dështuara.

Rrethi i shtatë i negociatave, i cili të mërkurën u shndërrua në një maratonë të vërtetë, ka qenë i planifikuar si rrethi i fundit. Ashton në bisedime hyri me një zgjidhje të gatshme për veriun e Kosovës, respektivisht asociacionin e Komunave, për të cilin po insiston Beogradi.

“Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic refuzoi të nënshkruaj marrëveshjen, ndërsa Ashton në një moment ishte e gatshme të kumtojë dështimin e negociatave. Nuk dëshiroj të them se a ka mundur të lëshojë Prishtina pe në disa pika, respektivisht se kush ka mundur të jetë më konstruktiv, por nuk ka asnjë dyshim se kush do të ishte fajësuar për dështimin e negociatave, e kjo është Serbia”, tha burimi i “Blicit”.

Ai shtoi se Dacic ishte i vetëdijshëm për faktin se përgjegjësia do të binte mbi Beogradin, i cili nuk pranoi propozimet.

“Dacic u angazhua që Ashton të mos ndërpret bisedimet dhe që çdo gjë të shtyhet për 2 prill”, theksoi burimi.

Data: 24 Mars 2013 12:07
Autori: GazetaExpress

Të tjera