Kthehu lart

Daci: Thaçi do të duhej të ishte president e Isa kryeministër

GazetaExpress E enjte, 05 Maj 2011 17:38

Kryetari i LDD-së Nexhat Daci në emisionin e mbrëmshëm Rubikon të KTV-së ka folur për disa çështje aktuale madje ka dhënë edhe këshilla.

Ndër të tjera ai ka thënë se kryetari i PDK-së Hashim Thaçi ka qenë dashur të ishte president i vendit ndërkaq kryetari i LDK-së Isa Mustafa kryeministër.

Ai gjithashtu ka dhënë këshillë për Isa Mustafen.

Sipas tij Mustafa duhet të jep dorëheqje nga i pari i Prishtinës ngase sipas Dacit, Mustafa nuk është i gatshëm të jetë i fortë në opozitë.

Daci gjithashtu ka përmendur edhe kohën kur LDK-ja ka synuar poste të zëvendëskryeministrave dhe 3 poste të tjera.

Njëherësh ai u ka bërë thirrje liderëve të luftës të mos marrin poste ngase sipas tij ende kanë mendime të komandantëve.

Daci ka folur edhe për mënyrën e zgjedhjes së presidentes së vendit duke e cilësuar atë të gabuar. Sipas tij kjo marrëveshje ka qenë dashur të jetë e tipit 2001.

Në të ardhmen LDD është për një bashkëpunim të subjekteve politike rugoviane ka bërë të ditur Daci dhe u ka bërë thirrje SHIK- ut të mos e keqpërdorin emrin e tij.

Ai ka thënë se ajo ishte një organizatë ilegale dhe se nuk ka pasur asnjëherë kontakt direkt me ta, pos përcjelljen e një mesazhi. /koha/

Data: 05 Maj 2011 17:38
Autori: GazetaExpress

Të tjera

  • ​Emisioni Komiteti (Video e plotë) 0

  • ​Maliqi: Asociacioni nuk e cenon sovranitetin 0

  • ​Isa Mustafa: I kërkoj falje gomarit që e kam krahasuar me Albin Kurtin (Video) 0

  • Kurti: Populli ta rrëzojë Mustafën nëse nuk jep dorëheqje (Video) 0

  • ​Wolfsburgut nuk i duhet De Bruyne, deklason Schalken 0

  • Hungaria me ligj të ashpër: Tri vite burg për ata që kalojnë kufirin ilegalisht 0

  • ​Gjendet treni nazist i mbushur me flori dhe diamante 0

  • Haziri nuk po pëlqen gjuhën e përdorur së fundi nga Kryeministri Mustafa 0