Kthehu lart

Çmendet piloti, terrorizon udhëtarët me thirrjet “Al Qaida”

Çmendet piloti, terrorizon udhëtarët me thirrjet “Al Qaida”
GazetaExpress E mërkurë, 28 Mars 2012 18:30

Kapiteni i një aeroplani të kompanisë JetBlue, që po fluturonte drejt Las Vegasit nga New Yorku, pati një krizë të fortë nervore, çka detyroi pilotin tjetër të bënte një ulje emergjente.

Clayton Frederick Osbon, 49 vjeç, nisi të bërtiste ‘po rrëzohemi, thoni lutjet e fundit’, duke terrorizuar udhëtarët. Ai thërriste ‘Irak, Al Qaeda, terrorizëm’.

Disa nga udhëtarët u detyruan ta neutralizojnë atë, deri kur aeroplani bëri uljen e detyruar.

Piloti, që kishte 12 vjet si kapiten i JetBlue, nisi të sillej çuditshëm. Shkonte shpesh në banjë dhe fliste me udhëtarët. Bashkë-piloti i tij e kuptoi diçka të tillë dhe herën e fundit kur ai shkoi në banjë, i mbylli derën e kabinës dhe nuk e lejoi atë të futej brenda. Atëherë Osbon nisi të ulërinte: ‘Më lër të hyj brenda’. Pasi nuk mundi të hynte brenda, nisi të bërtiste përpara udhëtarëve: ‘Po rrëzohemi, po rrëzohemi, thoni lutjet e fundit’.

Disa udhëtarë e kapën pilotin dhe e mbajtën atë poshtë, derisa aeroplani u ul.

Por gruaja e Osbon, Connye, duke folur për ABC, tha se ka gjëra që njerëzit nuk i dinë ende. “Kjo histori ka disa anë të saja, mos e harroni këtë,” tha ajo.

Data: 28 Mars 2012 18:30
Autori: GazetaExpress

Të tjera