Kthehu lart

Certifikohen 43 zyrtarë për hetime financiare

Certifikohen 43 zyrtarë për hetime financiare
GazetaExpress E premte, 14 Shtator 2012 17:45

Sot janë certifikuar 43 zyrtarëve në Teknikat e Avancuara të Hetimeve Financiare. Zyrtarët e certifikuar në këtë trajnim i takojnë agjencioneve si: Policia e Kosovës, Doganat, Prokuroria, Departamenti i Lojërave të Fatit, Njësia e Hetimeve Tatimore, Njësia e Inteligjencës Financiare, Menaxhimi i Aseteve dhe nga Banka Qendrore e Kosovës.

Programi i trajnimeve është financuar dhe mbështetur nga Departamenti i Thesarit Amerikan në të cilin janë përfshirë dy trajnime.

Trajnimi i parë ka qenë i dedikuar për trajnim të trajnerëve të teknikave të avancuara për Hetime Financiare në të cilin janë përfshirë 5 agjencione, ndërsa trajnimi i dytë ka përfshirë trajnimet për Teknikat e Avancuara të Hetimeve Financiare në të cilin janë përfshirë zyrtarë nga të gjitha agjencionet që merren me hetimin e krimeve financiare.

Në këtë ceremoni solemne kanë marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Bedri Hamza, ministër i Financave, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovës zonja Tracey Jacobson, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni dhe përfaqësues-expert nga Departamenti i Thesarit Amerikan.

Përkrahjen që SHBA-ja ka dhënë institucioneve të Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit përmes trajnimeve, është vlerësuar lartë nga folësit në këtë ceremoni dhe njohurit e fituara në këtë trajnim do të vihen në zbatueshmëri për të luftuar kriminalitetin financiar në vende nga të gjitha agjencionet, thuhet në një komunikatë të MPB-së.

Data: 14 Shtator 2012 17:45
Autori: GazetaExpress

Të tjera