Kthehu lart

Brazil – Meksikë, finalja e Olimpiadës

Brazil – Meksikë, finalja e Olimpiadës
GazetaExpress E mërkurë, 08 Gusht 2012 21:15

Brazili dhe Meksika do të luajnë në finale të Olimpiadës së Londrës. ‘Seleçao’ ia doli që në gjysmëfinale ta mposhtë Korenë e Jugut në stadiumin Old Trafford të Manchesterit, me rezultat bindës 3:0. Për skuadrën e drejtuar nga Mano Menezes, sulmuesi Leandro Damiao realizoi dygolësh (57’ e 64’), kurse një tjetër e shtoi Romulo (38’).

Ndërkaq, në gjysmëfinalen tjetër, meksikanët ishin më të mirë se Japonia, 3:1. Në stadiumin Wembley të Londrës, ekipi gjelbërebardh e pa veten në disavantazh, pas golit të shënuar nga japonezi Yuki Otsu (12’).

Ndërkaq, shifrat i barazoi Marco Fabian (31’), kurse Oribe Peralta (31’) e kaloi Meksikën në avantazh. Kurse, për t’ia garantuar finalen këtij ekipi, u përkujdes Javier Cortes (93’), që i dha vulë këtij takimi.

Finalja për medalje të bronztë ndërmjet Japonisë dhe Koresë së Jugut do të zhvillohet më 10 gusht, në stadiumin Millenium Stadium të Cardiffit, kurse finalja për medalje të artë në mes të Brazilit dhe Meksikës do të zhvillohet më 11 gusht, në stadiumin Wembley të Londrës.

Data: 08 Gusht 2012 21:15
Autori: GazetaExpress

Të tjera