Kthehu lart

Bild, në gjuhën shqipe: Urime, sovraniteti i plotë Kosovë

Bild, në gjuhën shqipe: Urime, sovraniteti i plotë Kosovë
GazetaExpress E hënë, 10 Shtator 2012 12:41

Gazeta gjermane Bild e cila ka tirazhin më të madh të shitjes në Gjermani, mbi 6 milionë ekzemplarë ka uruar sot në ballinën e saj ambasadorin e Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu dhe me këtë popullin e Kosovës për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në rubrikën e përditshme fituesi(Gewinner) dhe humbësi(Verlierer), në faqen e parë, gazeta shpall fituesin e ditës (Gewinner) Kosovën dhe uron në gjuhën shqipe me fjalën “Urime” ambasadorin e Kosovës në Berlin, zotin Xhaklaiu për fundin e mbikëqyrjes së Pavarësisë.

Në tekstin e gazetës Bild thuhet: “Një ditë e lumtur për ambasadorin kosovar në Berlin Skënder Xhakaliu(44). Pas pesë vitesh mbikëqyrje ndërkombëtare, Republika e Kosovës fiton sot sovranitetin e plotë. Me këtë sot Xhakaliu bëhet përfaqësues i një shtetit plotësisht të pavarur. Me këtë rast Bild thotë: URIME!” (fjala urime është shkruar në shqip). (RTK)

Data: 10 Shtator 2012 12:41
Autori: GazetaExpress

Të tjera